Haradinaj në Bruksel, në takim mungoi flamuri kosovar por jo “fusnote”

schedule13:15 - 17 Nëntor, 2017

schedule 13:15 - 17 Nëntor, 2017

Një delegacion i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në takimin e dytë të Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Takimet kanë nisur në Zyrën e Mogherinit, ku ka marrë pjesë edhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Një ditë më parë në Bruksel, zyrtarët evropianë kanë pritur edhe Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabic. Ndryshe nga delegacioni serb, në rastin e delegacionit serb nuk është ekspozuar flamuri i Kosovës, ndërkohë që në tavolinën e palës kosovare është vendosur edhe emërtimi i Kosovës me fusnotë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar në Bruksel Përfaqësuesen e lartë të BE-së për politika të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini. Haradinaj u shpreh në profilin e tij në Facebook se me shefen e diplomacisë europiane u bisedua për rrugën evropiane të Kosovës. Kreu i qeverisë kosovare përsëriti se vendi i tij është i përkushtuar në rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Europian./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!