Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Njihuni me djalin nga Shkodra që po pushton kinematë italiane

schedule08:16 - 14 Tetor, 2021

schedule 08:16 - 14 Tetor, 2021

Jozef Gjura është i riu shqiptar që premton të bëhet një emër mjaft i njohur në itali. 27 vjeçari jeton prej vitesh në shtetin fqinj, ka ndjekur studimet për teatrin dhe tashmë është angazhuar në këtë fushë. Jozefi është bërë pjesë e një filmi, që mban titullin “Sul Piu Bello”, tek i cili ka interpretuar rolin e një djali homoseksual.

Jozefi dha një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ku dhe rrëfeu për herë të parë se si lindi dëshira për t’u marrë më aktrim. “Kam ardhur në Itali që kur kam qenë i vogël. E kam zbuluar teatrin kur isha 18-vjeç. Aty i kam thënë vetes se dua ta bëj këtë profesion. Kam bërë Akademinë e Teatrit në Torino dhe filmi i parë erdhi në 2018-ën.”

Më tej, Jozefi zbuloi dhe se shpejti do të angazhohet në një projekt të ri, në të cilin do të luajë rolin e një shqiptari që ka emigruar drejt Italisë. Ndër të tjera, ai thotë se dëshiron që të bëhet pjesë e një filmi shqiptar. “Kam nevojë për të luajtur një rol shqiptar, për të zbërthyer gjuhën shqipe dhe për t’ju afruar më shumë kulturës shqipe.”, theksoi ai.



/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!