Dëme serioze ndodhën dje në provincën Ajdin në Turqinë jugperëndimore, kur erërat e forta rrëzuan çatitë e shtëpive dhe dyqaneve, ndërsa në të njëjtën kohë rrëzuan majën e një minareje në qytetin Nazili.
Watch: The moment two minarets of Turkey’s Otogar Mosque were toppled by a strong storm on Tuesday ? #storm #Turkey pic.twitter.com/Bii8UJ6mEU
— Mack01 (@Mack0117) October 13, 2021
Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa banorët dëgjohen teksa flasin të frikësuar për atë që po ndodh. Stuhia me reshje të dendura zgjati rreth 15 minuta, duke shkaktuar dëme të shumta. /abcnews.al