Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vijon me nismën e saj derë më derë për të bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid.
Manastirliu këtë të mërkurë ka qenë në Durrës në zonën e Spitallës ku ka takuar qytetarët dhe ka treguar rëndësinë që ka vaksinimi i të gjithëve.
Ndërkohë kujtojmë se herë pas here ministrja bën thirrje qytetarëve që të shkojnë dhe të marrin dozat e vaksinës anti Covid.
“✊DERË MË DERË
?Spitallë – Me Kryetaren e Bashkisë së Durrësit, për të folur sy më sy me banorët e kësaj zone, për rëndësinë e vaksinimit anticovid, në këtë Aksion Kombëtar në Mbrojtje të Jetës dhe Shëndetit??
#VAKSINOHU
#JetaJoteVLEN❤️”, shkruan në Facebook Manastirliu./abcnews.al