Kanë përfunduar ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Në të njëjtin orar janë zhvilluar të gjitha ndeshjet, plot 12.
Tirana ka “çmontuar” Shkumbinin që në 45 minutat e para duke i shënuar 6 gola, ndërsa ne pjesën e dytë e bënë “pushim”, duke e mbyllur kështu ndeshjen me rezultatin e thellë, 6-0.
Kukësi po ashtu ka kaluar pa vështirësi Maliqin duke e mposhtur me rezultatin, 4-0. Pjesa e para u mbll me avantazh minimal të veriorëve, ndërsa në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.
Edhe Laçi ka mposhtur me “poker” golash Butrintin, ndërsa Partizani ka mposhtur me rezultatin 3-0 Tërbunin.
Skëndërbeu mbylli që në pjesën e parë llogaritë ndaj Koplikut, duke i shënuar tre gola, ndersa një tjetër do të shënohej në pjesën e dytë për ta mbullur me rezultatin 4-0.
Luzi ka bërë befasinë ndaj Teutës duke barazuar, 2-2. Gjithçka u krijua në pjesën e parë, me “djemt e detit” që kaluan fillimisht në avantazh, ndërsa Luzi do të barazonte 10 minuta më vonë. Bregdetarët do të gjenin sërish avantazhin në minutën e 32, por sërish ekipi kundërshtar do të barazonte në minutën e 42. Rezultati 2-2, do të ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje që gjithësesi kualifikon Teutën.
Vllaznia ashtu si të mëdhatë e tjera, mposht me rezulatin e thellë, 4-0 ekpin e Laberisë.
Të gjitha rezultatet/ Ndeshjet e kthimit:
Apolonia – Flamurtari 1-1
Egnatia – Turbina 1-0
Kastrioti – Elbasani 2-0
Tirana – Shkumbini 6-0
Korabi – Vora 4-1
Kukësi – Maliqi 4-0
Laçi – Butrinti 4-0
Partizani – Terbuni 3-0
Pogradeci – Besa 2-0
Skënderbeu – Veleciku 4-0
Teuta – Luzi 2-2
Vllaznia – Labëria 4-0 /abcnews.al