Mësimi në lokal dasmash, Kushi: Ishte montazh! Koçi urdhër Zhupës: Pusho, mora vesh (Debati)

schedule12:36 - 13 Tetor, 2021

schedule 12:36 - 13 Tetor, 2021

Komisioni i Edukimit u përfshi nga debati ditën e sotme, teksa po raportonte ministrja e Arsimit Evis Kushi. Shkak u bë një kronikë në media pak ditë më parë, ku fëmijët në shkollën e Babicës në Vlorë e zhvillonin mësimin në një lokal dasmash.

Ministrja Kushi tha se fotoja është montazh duke sjellë reagimin e deputetes demokrate Ina Zhupa. Në debat u përfshi edhe drejtuesi i komisionit Petro Koçi, që i kërkoi deputetes së PD-së që të pushonte.

Debati në komision për mësimin në Babicë të Vlorës

Evis Kushi: Për një shkollë më thonë, ajo fotoja në fshatin Babicë është montazh, duhet ta verifikoj, nuk mund të marr të mirëqenë. Ne kemi videon qe mësimi po bëhet normal në Vlorë. Unë do të ngre grupin e punës ta çoj në vend.

Petro Koçi: Hë se nuk do ta bëjmë muhabet lagje këtu. Bëhet pyetja përgjigjet ministrja. Nuk do të tallemi këtu që t’i të flasësh tërë ditën, more vesh, mora thuaj. Nuk do të bëjmë muhabet pazari. Mos ndërhyj më pa rregull këtu. Pikë. Respekto rregullin dhe këtë komision.

Ina Zhupa: Unë nuk intimidohem. Është fakt, nuk mund të mohojmë faktet.

Petro Koçi: Lëri moj faktet ti, ku i gjete faktet?

Kronika e transmetuar në 6 Tetor në “ABC”, ku fëmijët e zhvillojnë mësimin në lokal

 db/Abcnews.al