Rreth 300 viktima është bilanci ende ipërkohshëm i tsunamit që goditi Indonezinë mbrëmjen e së shtunës. Sistemi i alarmit nuk ishte në gjendje pune që nga viti 2012 për shkak të mungesës së fondeve.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë në Imdonezi janë ende duke punuar në kërkim të të mbijetuarve të Tsunamit të mbrëmjes së të shtunës, ndërsa për momentin numri i viktimave është 281. Të plagosurit janë më shumë se një mijë dhe zëdhënësi i agjencisë për tragjeditë natyrore paralajmëroi se bilanci i viktimave do të jetë dhe më i lartë.
Ushtria dhe policia po kërkojnë në gërmadha për viktimat ndërsa bëhet e ditur se ky operacion do të zgjasë një javë.
Sistemi i alarmit në zonat e shkatërruara nga tsunami nuk ishte në gjendje pune që nga viti 2012 për shkak të mungesës së fondeve, akteve vandale dhe problemeve teknike. Tsunami goditi plazhet 24 minuta pas aktivizimit të vullkanit që dhe e shkaktoi atë
Por tashmë është dhe rreziku i një tsunami të ri duke detyruar autoritetet që të paralajmërojnë banorët që të qëndorjnë larg plazheve.
Përvec tragjedisë njerëzore ku shënohen rreth 300 viktima, tsunami ka shkaktuar shumë dëme material duke shkatërruar shtëpi, hotele, varka dhe dhjetëra kioska përgjatë bregdetit.
Në vitin 1883, vullkani Krakatoa regjistroi aktivizimin më të dhunshëm në histori duke shkaktuar 30 mijë viktima
Indonezia është mes vendeve më të ekspozuara ndaj katastrofave natyrore duke u gjendur në Unazën e Zjarrit të Paqësorit ku përplasen pllakat tektonike. Bëhet fjalëpër zonën ku përqendrohet pjesa më e madhe e aktivizimit të vullkanece dhe tërmeteve në botë. /abcnews.al