Kina pritet të kryejë një kontroll të detajuar të mijëra kampionëve të gjakut nga arkivi i saj në Wuhan si pjesë e një hetimi mbi origjinën e koronavirusit, sipas një zyrtari kinez. Vendimi i Pekinit vjen ndërsa rritet presioni ndërkombëtar rreth origjinës së Covid dhe transparencës së Kinës. Në shkurt të këtij viti, misioni i Organizatës Botërore të Shëndetësisë kishte identifikuar 200,000 mostra nga dhuruesit vullnetarë të gjakut (jo pacientët) në Wuhan si një burim i mundshëm për informacione kërkimore.
Mostrat mbahen në Qendrën e Gjakut Wuhan dhe vlerësohet se datojnë nga viti 2019, duke ofruar një larmi informacione dhe për banorët kineze ku koronavirusi u identifikua për herë të parë vitin e kaluar.
Një zyrtar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë tha për CNN se përgatitjet ishin në proces për të testuar mostrat dhe konfirmoi se do të testohen kur të arrihet kufiri dyvjeçar për secilën mostër./abcnews.al