Roli i martesës në familjen shqiptare, Fjora: Kur e birësova djalin si nënë e vetme u përballa dhe me opinionin

schedule21:57 - 12 Tetor, 2021

schedule 21:57 - 12 Tetor, 2021

Në “Log” me Endri Xhafon diskutohet mbrëmjen e së martës për familjen shqiptare dhe rolin që martesa dhe divorcet në shoqërinë tonë.

Gjatë diskutimit në studio, sociologu Gëzim Tushe u shpreh së martesa është një ndër institucionet më të rëndësishme tradicionale të shoqërisë shqiptare.  Megjithatë, sipas tij, ne si shoqëri i kemi vendosur martesës më shumë rëndësi seç duhet.

“Të divorcuarat sapo dalin nga një martesë që nuk ka funksionuar, ndrisin, nisin karrierën…Në kohën e sotme kur flasim për martesën, duhet të pranojmë dhe format e tjera alternative të saj.”

Nga ana tjetër, psikologia Arjana Muça u shpreh se situata me martesat ka ndryshuar kohëve të fundit pasi prindërit po shohim mirëqenia e fëmijëve dhe vajzat kanë filluar që të vendosin studimet dhe karrierën primare dhe të martohen në një moshë më të vonë.

Ndërsa, duke komentuar shifrat nga EUROSTAT dhe INSTAT për numrin e lartë të martesave në vendin tonë, ajo tha se një pjesë e mirë e tyre janë edhe fiktive që bëhen për arsye emigrimi.

“ Ka të rinj që kur kthehen nga emigracioni shpesh herë penalizohen, dhe pastaj martohen për të ndërruar gjeneralitetet, dhe ka mundësi të udhëtojë në vendet ku ka qenë… është parë edhe kjo mundësi.”

Por si i shohin martesat fetë monoteiste? Teologu Miron Cako tregon se besimtarët ortodoksë besojnë se asgjë nuk është rastësi, dhe në këtë rast, as martesa.

“Martesa është krijim  i Perëndisë për njeriun mashkull e femër. Burri lë nënën e babin, merr gruan.. ky nuk është thjesht një instinkt seksual që e kanë edhe kafshët. Martesa nuk është vetëm bashkim fizik dhe social mes dy personave. Por një bashkim i shenjtëruar nga Zoti.”

Sipas tij, një martesë që nuk është bekuar në kishë nuk quhet dhe familja pa martesë nuk pranohet. Gazetarja Fjodora Fjora , e cila është një nënë e vetme, tregon se në fillim kur vendosi që të birësojë djalin e saj iu desh të përballej edhe me paragjykimet e shoqërisë.

Ajo që Fjora theksoi është se nuk është kundër martesës, por shtoi se nuk duhet gjykuar mënyra sesi dikush vendos të krijojë familje nga rrethanat që i vijnë gjatë jetës.

“Kur vendosa të kem një fëmijë të birësuar, unë mora edhe leje lindjeje. Unë vendosa që të birësoja një fëmijë. Në atë kohë sapo kishte kaluar ligji për birësime nga prindër të vetëm. Nuk e pata të thjeshtë, vuajta dhe pjesën e fjalëve. Nuk kam hequr dorë së kërkuari dikë që më do e ta dua. Nuk jam kundër martesës, të gjithë miqtë e mi janë martuar.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!