Vaksinimi, mjekët: Studentët skeptikë për efektet afatgjata

schedule15:48 - 12 Tetor, 2021

schedule 15:48 - 12 Tetor, 2021

Nga Ajgena Korbi

Paqartësitë  mbi efektet anësore afatgjata të vaksinave janë ato që i bëjnë studentët të ngurojnë për të marrë dozat anti-Covid.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti pjesë e diskutimeve me të rinjtë në auditore tregon se ata përcjellin para  ekspertëve  dhe skepticizmin e familjarëve.

Në prag të nisjes së vitit të ri akademik mjeku Alimehmeti sugjeron që përveç certifikatës së vaksinimit të shqyrtohet mundësia që e studentëve  për tu pranuar në auditore t’u njihet dhe vërtetimi i kalimit të sëmundjes.

Kurba nga  “Delta” sipas e Alimehemeti ka nisur rënien ndërkohë në vijim mjeku  parashikon një situatë epidemiologjike të qëndrueshme

Aktualisht numri i të infektuarve aktiv në të gjithë vendin ka zbritur në  rreth 6 mijë e 900 ndërsa të shtruarit në spitale në 160 pacientë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!