E infektuar me COVID, shtatzëna bën lindje të parakohshme, ndodhet në gjendje të rëndë

schedule13:10 - 12 Tetor, 2021

schedule 13:10 - 12 Tetor, 2021

Një grua shtatzënë e infektuar me koronavirus ka bërë lindje të parakohshme dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Gazetarja e “ABC”, Ema Shazivari raporton se shtatzëna qëndroi për gati nëntë ditë në shtëpi e infektuar duke shkuar në Infektiv vetëm të dielën, pra dy ditë më parë kur gjendja u rënda.

Gruaja shtatzënë në muajin e shtatë ka bërë lindje të parakohshme, binjakë që ndodhen në inkubator, ndërsa vetë ndodhet në gjendje të rëndë, e intubuar në reanimacion. Katër ditë më parë një 26-vjeçare shtatzënë ndërroi jetë në Infektiv./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!