Shpëtim Qemalja jeton prej vitesh në Itali, ku punon si barist por është bërë mjaft i njohur me artin që bën në kafe. Për më tepër, ka marrë famë gjithashtu dhe në TikTok me videot që realizon. Kërkesat nga ndjekësit e tij për të realizuar imazhe të ndryshme janë të shumta.
Ka realizuar portretin e Nënë Terezës, Skënderbeut, Adem Jasharit por dhe Stresit dhe Noizy-t. Ai tregoi gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” se realizimi është i vështirë dhe i duhen deri në dy orë për të bërë një portret.
“Më i vështiri ka qenë portreti i Stresit. Kam hedhur disa kapuçino për të bërë portretin e tij. Kjo është puna e latte artit. Të gjithë klientët bëjnë foto me telefon.”, tha ai.
/abcnews.al


