Greqia gjatë orëve të fundit ka regjistruar 41 viktima dhe 2 383 raste të reja në 24 orët e fundit.
Sipas statistikave të fundit nga ministria e Shëndetësisë në Greqi mësohet se 331 pacientë janë shtruar në kujdesin intensiv.
Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 120 konsiderohen se lidhen me udhëtimet nga jashtë dhe 3,289 janë të lidhura me një rast të njohur tashmë.
Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Greqi ka shkuar në 679,182 mes të cilëve kanë humbur jetën 15 177 vdekje. /abcnews.al


