Olta Gixhari tregon jetën si bizneswoman

schedule18:30 - 22 Dhjetor, 2018

schedule 18:30 - 22 Dhjetor, 2018

Aktorja Olta Gixhari ka qenë e ftuara e dytë e emisionit Thumb për këtë të shtunë. Ajo ka rrëfyer ekperiencën e saj të fundit si bizneswoman në pasuritë e paluajtshme.

“Është e pamudnur që të jetosh me profesionin që kam unë. Unë po realizoj ëndrrën time për ta kthyer aktrimin në një hobi. Unë ja kam dalë shumë më mirë se shumë kolegë të mi nga ana monetare, sepse kam bërë televizion. Leku të jep guxim është e vështirë të luhet me kafshatën e gojës. Gjithmonë më kanë pëlqyer punët e meshkujve. Takimi me “real state” ka qenë një takim shumë spontan më la pa gjumë. Fillova të thoja që kjo është ajo që dua unë”.

Aktorja tregon se si shefe ose e marrin me shaka, ose e marrin shumë seriozisht dhe e kanë frikë, ndërsa shton se është shumë e vështirë që të drejtosh një biznes tëndin.

“Si shefe unë? Tmerr. Unë kam gjithë kohës dy ekstreme, ose me marrin me shaka ose më marrin shumë seriozisht dhe më kanë frikë. Unë i kam të dyja palët në zyrë dhe e ndjej shumë. Ata influencojnë njëri-tjetrin kur ikën shefja. Ka patur raste kur kam dalë duke qarë nga zyra ose kam marrë dy ditë pushim. Qenka shumë e vështirë goca që të drejtosh një gjë tënden, djersën tënde”,- është shprehur Olta duke treguar se aktualisht ndihet shumë mirë me punën që bën”.

Përsa i përket teatrit ajo flet për kushtet e këqija dhe problemet dhe thotë se do ta mbajë për hobi. Aktorja tregon së është vënë në pozita të këqija dhe se i kanë mbyllur dyert. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!