Kamerat e sigurisë e “kapin mat”, arrestohet tmerri i Durrësit, vodhi 9 biçikleta

schedule14:09 - 11 Tetor, 2021

schedule 14:09 - 11 Tetor, 2021

Në vendin tonë është bërë e zakonshme që hajdutët të vjedhin biçikleta në mes të ditës pa “ferrrë në këmbë”

Por njërit prej tyre i ka ardhur “fundi” . Sot është arrestuar në flagrancë duke shitur një prej biçikletave të vjedhura hajduti 38 vjeçar që ishte kthyer në një makth për qytetarët e Durrësit. Për 4 muaj, 38 vjeçari ka bërë kërdinë duke vjedhur 9 biçikleta në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar. Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë çuar në gjurmët e hajdutit

Autori  i 9 vjedhjeve rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Policia ka sekuestruar disa pajisje që përdorte 38 vjeçari për të kryer vjedhjet.

Ai ka rënë në pranga pas kallëzimit të bërë nga një qytetar, se një person i paidentifikuar i kishte vjedhur biçikletën gjatë natës, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

“M., 38 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, thotë policia.

Nga veprimet hetimore të kryera, bazuar dhe në pamjet filmike, është bërë e mundur zbardhja e 8 vjedhjeve të biçikletave, të kryera gjatë muajve, korrik, gusht, shtator dhe tetor, konkretisht:

1-Më 19.07.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. S., në lagjen nr. 12, Durrës;

2-Më datë 15.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit K. Gj., në lagjen nr. 12,  Durrës;

3-Më datë 26.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit T. K., banues në lagjen nr. 12, Durrës;

4-Më datë 27.08.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit D. C., në lagjen nr. 12, Durrës;

5-Më datë 12.09.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetases M. T., në lagjen nr .4, Durrës.

6-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit A. M., banues në lagjen nr. 17/1, Durrës;

7-Më datë 05.10.2021 dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit P. M., në lagjen nr. 17/1, Durrës;

8-Më datë 07.10.2021, dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit S. T., banues në lagjen nr. 11, Durrës.

Materialet për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”./be.k/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!