EKSKLUZIVE/ Prokuroria përfundoi hetimet, flet babai i Katsifas: Djali im nuk u vetëvra

schedule13:53 - 11 Tetor, 2021

schedule 13:53 - 11 Tetor, 2021

Babai i Kostandin Katsifas, Jani Katsifas ka folur për gazetarin e “ABC”, Elidon Berberi pas përfundimit të hetimeve për vdekjen e djalit të tij, 3 vite më parë në Bularat të Gjirokastrës. Ai shprehet se vendimi i dytë është me dy versione të ndryshme dhe kjo është arsyeja pse nuk beson në vetëvrasjen e djalit të tij. Jani Katsifas thekson se herën e parë u dol në përfundimin se djali i tij u vra.

“Nuk e besojmë që ai është vetëvrarë në asnjë mënyrë,. Keni vendimin e parë ditën e parë kur u vra. Na thanë merreni. Ne nuk e morëm. Sollëm doktor nga Janina. Ai tha do verifikohet. Edhe nuk e pranuam. E di se çfarë thonë. Na lanë një letër që thotë vetëvrasje jo. Vrasje po. Kupton? Ajo i thotë të gjitha. Na e dhanë në Gjirokastër kur vajtëm për të marrë djalin që na thonin merre menjëherë. Dhe nuk pranuam për ta marrë pa u bërë ato analizat”, u shpreh babai i Kostandin Katsifas.

Tre vite nga ngjarja e rëndë në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ku Kostandin Katsifas, mbeti i vdekur me dy plumba kallashnikovi, prokuroria e Gjirokastrës ka pushuar hetimet për këtë çështje.  Prokurori ka dërguar një kërkesë në gjykatë duke kërkuar pushimin e procedimit penal.

Mediat greke janë të revoltuara me hetimin e prokurorisë shqiptare, që siç citojnë ata ka arritur në përfundimin e se minoritari grek kreu vetëvrasje. Prothothema shkruan se artikulli i shpërndarë në mediat shqiptare i hedh akoma më shumë benzinë zjarrit. m.v/Abcnews.al