Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dy ish-zyrtarë të policisë në “lupën” e SPAK, njëri dyshohet se mori 10 mln lekë nga krimi

schedule11:53 - 11 Tetor, 2021

schedule 11:53 - 11 Tetor, 2021

Dy ish-zyrtarë të drejtorisë vendore të Policisë së Elbasanit janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime bëjnë me dije për ABC se ata janë aktualisht pjesë e strukturës së policisë, njëri prej të cilëve në drejtorinë e Policisë së Lezhës dhe tjetri në Korçës.

Mësohet se dosja në ngarkim të tyre është referuar në SHÇBA në prokurorinë e Elbasanit. Pas hetimeve dhe verifikimeve të nevojshme organi i akuzës në Elbasan e ka referuar dosjen në SPAK.

Ndaj dy zyrtarëve rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Dyshimet janë se njëri prej tyre dyshohet të ketë bashkëpunuar me një grup të rrezikshëm kriminal nga i cili, ka dyshime se ka marrë një sasi parash prej 10 mln lekësh.

Ndërsa në lidhje me zyrtarin e dytë të vënë nën hetim nga SPAK, ndaj tij ka akuza vetëm për shpërdorim detyre. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!