Karim Adeyemi është një nga objektivat prioritare të Liverpool dhe ky interes mund mbyllet para merkatos së dimrit. Klubi i Kuq do të humbasë Sadio Mané dhe Mohamed Salah në janar dhe përfshirja e një pjese të re për sulmin duket themelore.
Adeyemi vetëm 19 vjeç është tashmë një lojtar absolut i kombëtares së Gjermanisë e cila flet për cilësinë e këtij “thesari”.
Bisedimet mes dy klubeve po zhvillohen javët e fundit dhe janë përshpejtuar në pushimin e ekipit kombëtar . Liverpool, duke pasur parasysh interesin e skuadrave të treta, dëshiron të mbyllë operacionin dhe janë të gatshëm të vënë 30 milionë euro në tryezë për të finalizuar nënshkrimin.
Në parim, nga Salzburgu ata do të kërkonin rreth 35 milionë euro, por duket se ata janë të gatshëm të ulnin pak kërkesat e tyre. /abcnews.al