Studimi: Koronavirusi “ushqeu” ankthin dhe depresionin

schedule09:09 - 9 Tetor, 2021

schedule 09:09 - 9 Tetor, 2021

Numri i personave që vuajnë nga ankthi dhe depresioni u rritën me një të katërtën në mbarë botën gjatë 2020 për shkak të pandemisë, sipas një studimi të botuar në revistën mjekësore The Lancet.

Ky është studimi i parë që vlerëson ndikimin global për shkak të pandemisë në problemet kryesore si: depresioni dhe ankthi, të detajuara sipas moshës, gjinisë dhe vendndodhjes në 204 vende dhe rajone deri në vitin 2020. Sipas studimit, gjatë 2020 ankthi dhe depresioni u rritën përkatësisht me 28% dhe 26%.

“Kjo nënvizon nevojën urgjente për të forcuar sistemet shëndetësore,” tha Damien Santomauro, autori kryesor i studimit në Qendrën Kërkimore të Shëndetit Mendor Queensland.

“Edhe përpara pandemisë, sistemet e kujdesit shëndetësor mendor në shumicën e vendeve nuk kishin burime të mjaftueshme dhe ishin të paorganizuara,” shtoi ai.

Gratë dhe të rinjtë u prekën më shumë se burrat.

“Pandemia Covid-19 ka përkeqësuar edhe më shumë pabarazitë ekzistuese”. “Fatkeqësisht, për shumë arsye, gratë ka më shumë të ngjarë të preken nga pasojat sociale dhe ekonomike të kësaj pandemie,” tha Alize Ferrari, e cila është bashkëautore e studimit.

Mbyllja e shkollave dhe masat që kanë kufizuar aftësinë e të rinjve për të mësuar dhe bashkëvepruar me bashkëmoshatarët e tyre, të kombinuar me rritjen e rrezikut të papunësisë, gjithashtu kanë kontribuar rritjen e problemeve të shëndetit mendor të të rinjve.

Si përfundim, rezultatet e studimit nxorën në pah se vendet më të prekura nga pandemia në vitin 2020 regjistruan numrin më të madh të personave që vuanin nga problemet mendore./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!