Zgjedhjet lokale, Lleshaj takim me kryetarët dhe prefektët

schedule14:59 - 21 Dhjetor, 2018

schedule 14:59 - 21 Dhjetor, 2018

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një mbledhje me Prefektët, Kryetarët e Bashkive dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, ku në fokus të takimit ishin çështjet që lidhen me përgatitjet e procesit zgjedhor për qershorin 2019. Lleshaj kërkoi nga njësitë vendore; afishimin në vende të dukshme të listave zgjedhore, zgjedhja në kohë e ambienteve për qendra votimi, për të shmangur në maksimum ambientet private, përditësim të Adresarit; shtimi i zyrave të Gjendjes Civile përgjatë 2019, vit kur duhen rinovuar rreth 1.4 milionë karta identiteti, të cilave u skadon vlefshmëria. Ministri u kërkoi kryetarëve të bashkive, të tregojnë kujdes të shtuar, për të shmangur lëvizjet dhe regjistrimet fiktive të shtetasve, para periudhës elektorale duke theksuar se do të ketë kontrolle dhe do të merren masa për shkeljet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!