Dita e sotme është vendimtare, pasi dy nga fëmijët do eliminohen dhe nuk do të kenë mundësinë të kalojnë në netët finale. Kryetari i jurisë, Albi Nako ka bërë bashkë në sallën e baletit fëmijët me mamatë e tyre dhe i ka dhënë mundësinë të tregojnë pse duhet të qëndrojnë në këtë garë.
Në fund është zhvilluar një sfidë, ku balerinët e vegjël kanë kërcyer dhe Albi ka marrë vendimin final. Mirëpo, surprizat nuk kanë mbaruar dhe dy të skualifikuarit do bëhen publik mbrëmjen e nesërme në fillim të natës së audicioneve.
Deri të shtunën mos nguroni të ndiqni përmbledhjet ditore në ABC.
/abcnews.al