Ka ndërruar jetë në spitalin e Parmës bosi i Koza Nostrës, Toto Rina. 87 vjecari ndodhej prej ditësh në gjen dje kome pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Rina vuante dënimin prej 26 burgimesh të përjetshme
Toto Rina bosi i Cosa Nostra ka ndërruar jetë mëngjesin e së premtes në spitalin e Parmës. I sëmurë prej kohësh mafiozi nga Korleone ndodhej i shtruar në spitalin e burgut. Kryemafiozi të enjten kishtë mbushur 87 vjec dhe prej ditësh ndodhej në gjendje kome pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale.
I arrestuar në 15 janar të 1993-shit, pas 24 vitesh në kërkim, Rina konsiderohej nga hetuesit italianë si bosi I padiskutueshëm i Cosa Nostra.
Rina po vuante dënimin me 26 burgime të përjetshme pëkr dhjetëra vrasje dhe masakrash, mes të cilave dhe atë të rrugës Lazio, atentateve të 92-shit ku humbën jetën gjykatësi Falcone e Borsellino dhe ato të 93-shit.
Ai ishte personi që urdhëroi një ofensivë të armatosur kundër shtetit Italian në fillim të viteve ’90, dhe asnjëhrë nuk ka treguar shenjë pendese pëer ato që ka bërë. Vetëm tre vjet më parë duke folur në burg me një të dënuar tjetër, ai mburrej për vrasjen e Falcone-s dhe vazhdonte të krcënonte me vdekje gjykatësit. Procesi I fundit gjyqësor ndaj tij, ishte I ashtuquajturi marrëveshja shtet – mafia, ku akuzohej për kërcënim të jetës politike të shtetit Italian
Në korrik të këtij viti gjykata e Bolonjës refuzoi kërkesën për zbutje të dënimit të avokatëve të Rina. Bosi I Cosa Nostra vijoi të qëndronte në spitalin e burgut në Parma pasi gjykatësit vendosën se 87 vjecari mund të kurohej më së miri në atë spital.
Vetëm të enjten, me miratimin e prokurorës kombëtare anti mafia dhe administratës së burgut, ministry Italian I drejtësisë Andrea Orlando, firmosi lejen për vizitë për fëmijët e Toto Rinës, në mënyrë që ti qëndronin pranë në momentet e fundit të jetës./abcnews.al