Pse filmi i ri për Princeshën Diana po kritikohet kaq shumë?

schedule16:14 - 8 Tetor, 2021

schedule 16:14 - 8 Tetor, 2021

Ekspertët mbretërore e kanë cilësuar filmin e ri të Dianës, si mizor pas premierës së djeshme. Ata argumentojnë se filmi, me rolin kryesor që e luan Kristen Stewart, i heq princeshës së ndjerë respektin dhe dinjitetin e saj. Filmi Spencer e portretizon Dianën si një grua emocionalisht të paqëndrueshme, të thyer, e cila lëndon veten para djalit William.

Princesha Diana është portretizuar si një grua e thyer në filmin e ri Spencer

Ata shprehet se djemtë e së ndjerës, Princat William dhe Harry do të shqetësohen nga skenat në film. Skenat shqetësuese e tregojnë Dianën, e cila vdiq në një aksident automobilistik në Paris në 1997, duke fantazuar të hidhej poshtë shkallëve dhe të mbytej me një gjerdan margaritar të dhuruar nga burri i saj Princi Charles.

Filmi tronditës tregon Dianën duke u thyer histerikisht para djalit të vogël Princ William

Pjesë të tjera detajojnë buliminë dhe madje përjeton halucinacione për vdekjen e saj. Ingrid Seward tha: “Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Krejt e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen shumë dhe do të lëndohen për këtë. Ata do ta kenë të tmerrshme që nëna e tyre po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë.”

Ajo shfaqet në kulmin e një krize të shëndetit mendor ndërsa lufton me buliminë

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!