Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se së shpejti do të bëjë një kallëzim në SPAK lidhur me kontrabandën me karburantet.
Sipas kreut të PD-së rreth 30% e importit të karburanteve në vendin tonë futet kontrabandë duke iu shmangur taksave. Më tej Basha theksoi se ky problem është diskutuar edhe në mbledhjen e qeverisë ditën e sotme por sipas tij në mbledhje ra heshtja.
“Edhe në mbledhjen ku doli Edi Rama u diskutua. Sipas burimeve rezulton se 30% e karburanteve hyjnë kontrabandë. Humb shteti. Por në akt humbin qytetarët. Ky ka qenë një moment qetësie e heshtje e madhe në atë mbledhje. Si ka mundësi që 1/3 hyn kontrabandë. Nuk përfundojnë në investime tek njerëzit. Por zhduken. Ju e dini se ku shkon.” tha kreu i PD-së.
“Kemi nisu kallëzim penal që do e depozitojmë në SPAK. Me shpreson me lutjen që të mos përfundojë në dhomën e pluhurave. As ke salloni i vonesave. “ tha Basha.
Sipas Bashës kjo kontrabandë ndikon edhe në rritjen e çmimit të naftës për qytetarët. Ndërsa si një ndikues tjetër të kostos së naftës, Basha ka përmendur manipulimet që bëhen me cilësinë e saj.
“240 lek për litër i taksës Rama. 65% e çmimit shkojnë taks për qeverinë. Nuk është ky problemi i vetëm. Cilësia është mizerabël. Për skemën e vjetër që del nga puset dhe shitet si naftë e përpunuar. Për përzierjen e naftës që shkatërron makinën dhe rrit koston dhe kostot e mirëmbajtjen e makinave. Edhe në mbledhjen ku doli Edi Rama sipas burimeve rezulton se 30% e karburanteve hyjnë kontrabandë. Humb shteti. Por në akt humbin qytetarët. Ky ka qenë një moment qetësie e heshtje e madhe në atë mbledhje. Si ka mundësi që 1/3 hyn kontrabandë. Nuk përfundojnë në investime tek njerëzit. Por zhduken. Ju e dini se ku shkon.” Tha mes të tjerash kreu i PD-së. /abcnews.al/