Dy gola të shënuar për tre minuta, por në fund Belgjika u mposhtë nga Franca dhe nuk ia doli të shkonte në finalen e Nations League. Trajneri Roberto Martinez mendon se fakti që lojtarët e ndjëjnë detyrim të fitojnë diçka, i emocionin ata dhe në momente kulminante nuk ia dalën të marrin atë që duan.
“Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, shënuam 2 herë dhe mund të shënonim edhe më shumë. Në pjesën e dytë na pushtuan emocionet dhe e lejuam Francën që të futej në lojë.
Është një zhgënjim i madh. Besoj se ky brez ndjen se është i detyruar të fitojë një trofe dhe kjo gjë i emocionon shumë”, tha fillimisht trajneri i Belgjikës, i cili gëzohet për faktin që skuadra e tij është mes konkurrentëve kryesorë në çdo turne.
Skuadra duhet të vlerësohet për paraqitjet e saj dhe për faktin se është gjithmonë një nga pretendentet kryesore. Duhet të mësojmë, të reagojmë. Jemi të gjithë të bashkuar.
Është e qartë që kjo humbje dhemb, por pas një viti kemi një tjetër turne dhe duam të rritemi pavarësisht kësaj eksperience shumë të hidhur. Duam të reagojmë për tifozët tanë”, përfundoi Martinez. / abcnews.al