Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia kroate dhunon emigrantët në kufi

schedule11:13 - 8 Tetor, 2021

schedule 11:13 - 8 Tetor, 2021

Kroacia ka nisur hetimet për policinë e saj kufitare e cila sistematikisht ka dhunuar emigrantë dhe azilkërkues në kufirin me Bosnje e Hercegovinë, duke shkelur të drejtat civile elementare.

Deklarata u bë pas publikimit të një videoje ku burra në uniformë dhe me kapuc në kokë, dhunonin grupe emigrantësh. Europa reagoi nëpërmjet fjalëve të komisioneres për çështjet sociale Ilva Johanson.

Ajo u shpreh se raportimet janë shokuese dhe shqetësuese, dhe duhen hetuar patjetër. Gjithsesi ajo shtoi, se këto sulme janë të planifikuara në kufijtë e jashtëm të BE-së, dhe madje ka prova për përdorim të papërshtatshëm të fondeve të Bashkimit Europian.

 

Filmimi është realizuar gjatë një hetimi 8 mujor të gazetarëve të ndryshëm europianë dhe një grupi jo fitimprurës. Sigurisht që kryeministri kroat Plenkovic reagoi zyrtarisht duke thënë se kufijtë duhen mbrojtur dhe duhet parandaluar emigracioni i paligjshëm. Ai shtoi se fatkeqësisht emigracioni shpesh drejtohen dhe organizohen nga trafikantë që shfrytëzojnë ata që lënë shtëpitë e tyre.

Europa është e shqetësuar për faktin se fondet europiane nuk mund të jepen për shtetet anëtare që lejojnë shkeljen e të drejtave të njeriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!