E nisi me përshëndetjen për studentët e Vlorës gjatë takimit me Ramën, dhe gjithë qyteteve të Shqipërisë, ish-kryeministri Sali Berisha fjalën e tij në Kuvend, për t’u ndalur te pasuritë e ministres Nikolla dhe kryeministrit Rama, të cilët i cilësoi përgjegjës për dëmet e arsimit shqiptar. Me fakte dhe dokumeta Berisha deklaroi në Kuvend se këta vodhën paratë e buxhetit për vila dhe kolltuqe.
Berisha: “Përballë kësaj pranvere e uragani qëndrojnë ata që janë përgjegjës për dëmet e arsimit shqiptar qëndron ay që vodhi paratë e buxhetit sëbashku me tjetër që i bëtë paratë vila, paratë e taksapaguesve. Pa dilu ministre dhe thuaju si e ndërtove vilën brenda 2 viteve?. Ke shpenzuar 15 milionë euro për rikosntruksionin e godinës, kolltuqe e tualete, thuaju sepse e bllokove për 3 vite masterat dhe i çove në universitet private për t’i ndarë shumat e majme. Thirre Gramoz ta kem përballë.
Tani përshëndes atë studentitn që e pyeti për sarajet e Surrelit.
Në ILDKP në 20014 nuk ka asnjë konto bankare, asnjë qindarkë kesh, në 2005, nuk ka deklaruar asnjë konto bankare, asnjë qindarkë kesh, nuk ka gjë, as banaesë, Anastas shjegohu pak, janë të ILDK këto s’janë të Saliut. Ky është mashtrues duhet hudh në gjyq për ndjekje penale. Në 2006 nuk deklaron asgjë, në 2007, në 2008 llogari bankare në Credins 40mije 938 lekë, nga çmimet e honoraret euro 2937 euro, ja ku e keni pronarin e Sarajeve të Surrelit, ja ku është. Në 2009 na i ha miu lekët zvogelohen zbresin. Bën cinikun me studentët sepse këtu i ka të gjitha, e di se e pret ajo që meriton,. Se i tha studentit e ka thënë Saliu atë se kam thënë unë. Ishin këto deklarimet e tij, nga doli vila thuaju pak studentëve të Dibrës me 57 metra të gjata themelet, nga doli. Ervin nuk po them për pallatin pajë të madam Bashës. Asnjë faturë tatimore, bankare. Ky ishte shpjegimi, prandaj studentët nuk ju besojnë i ka ardh fundi gënjeshtrave tuaja”.
Në fjalën e tij në Kuvend, ish-kryeministri Berisha propozoi që të votohet për zero tarifa për universitetet publike, duke sjellë edhe shembullin e Greqisë dhe vendeve të tjera. Dhe sipas tij kjo është plotësisht e mundshme pasi këta studentë do të ndërtojnë Shqipërinë.
“Univeristetet pa tarifa për gjithë studentët, e ka Greqia, Gjermania, e kanë dhjetra vend e pse të mos ua bëjmë ne këtë atyre. S’po luftojnë ata vetëm për ditët e sotme, por po luftojnë të jetojnë në Shqipëri të bëjnë Shqipërinë. Të votojmë universitet publike pa asnjë tarifë, plotësisht e mundshme por s’na lënë hajdutëria”.
Protestën e studentëve, Berisha e konsideroi si uraganin e shpresës dhe të së drejtës.
“Së pari dëshiroj t’ju përshëndes studentët e Vlorës që i dhanë mashtruesit leksionet e së vërtetës i treguan atij se cili është debati dhe thelbi i tij, përshëndes studentët e Elbasanit që i thanë nuk kanë vend për ty e qindra mijëra studentë që janë sot në grevën më të madhe që nga viti ’91, në kohën e grevës së përgjithshme të shqiptarëve. Kanë bojkotuar mësimin, po bien boritë e shpresës, po zgjojnë te shqiptarët më të rëndësishem e njeriut shpresën, flamuri i tyre është flamuri i shpresës, i së drejtës. Mjerë ju ku do shkoni, jeni në fillim, asgjë nuk mund ta ndalë uraganin rinor shqiptar”. /abcnews.al