Teuta Krasniqi dhe bashkëshorti i saj Adonis Morina janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ditën e sotme, Adonisi feston ditëlindjen dhe në këtë ditë, nuk mungoi një urim prekës nga aktorja.
Krahas fotos që ka publikuar, Teuta shkruan: “Dashuria ime, jeta ime, i dashuri im, shoku im më i mirë, e qeshura ime, shoku im i shpirtit, partneri im në jetë, një dhe i vetëm, burri im i mrekullueshëm.
Gëzuar Ditëlindjen shpirt, nuk ka asgjë tjetër në botë që do të preferoja të isha, se sa pranë jush, gjithmonë dhe përgjithmonë. T’duuu,” shkroi ajo. Kujtojmë që çifti janë bërë prindër të një vajze, Kaia, ndërsa Teuta ka dhe një vajzë me Bleron.
/abcnews.al