Trajtimet post Covid, Mezini: Çfarë po ndodh në Sanatorium dhe frika që rëndon gjendjen

schedule12:12 - 7 Tetor, 2021

schedule 12:12 - 7 Tetor, 2021

Mjeku pneumolog Arjan Mezini këtë të enjte ka komentuar pasojat post Covid që kanë pacientët që kalojnë koronavirusrin.

Mezini në intervistën e tij në ABC Live është shprehur se personat që e kalojnë rëndë Covid janë dhe ato që përballen me një sërë pasojash dhe duhet që të jenë më të kujdesshëm dhe të ndjekin me detaje gjendjen e tyre.

Ndër të tjera mjeku thekson se pasojat më të dallueshme si humbja e kujtesës, ankthi janë më të dallueshme tek femrat.

Mjeku shprehet se dhe vetë e ka kaluar Covid me simptoma të lehta dhe duket se ka probleme me kujtesën.

Pneumologu ka theksuar se vendi ynë nuk rrezikon një përkeqësim të gjendjes, pasi vala e variantit delta ka qenë para 3 javësh.

“Ato që e kanë kaluar rëndë Covid e kanë më të vështirë që të marrin veten dhe duan vëmendje dhe durim të madhe, përmes fizioterapisë respiratorë. Më problematik janë grupi që ka bërë fibroza të rënda të mushkërisë. Nuk ka raportime për personat që e kanë kaluar pa simptoma që të kenë probleme. Covid është një sëmundje e re në krahasim me ato që jemi mësuar të kemi tregon se rikuperimi bëhet shpejt.

Personat hiper-obezë janë në proces inflomator ndaj është e rëndësishme që të ruajmë shëndetin. Më të prekur humbja e kujtesës, ankthi që janë dhe ndikimet më të mëdha që lë Covid. Unë kam problem me kujtesën e emrave dhe pse e kam kaluar lehtë.

Vendi ynë është ideal për të bërë një studim në lidhje me përdorimin e antibiotikëve për përdorimin e oksigjenimit, ku një pjesë e madhe e botës nuk i ka përdorur. Terapia agresive në vendet e zhvilluara terapitë agresive kanë qenë për personat që kanë pasur ulje të oksigjenit. Delta është vala e katër ose e atyre që janë të pavaksinuar dhe tek ne është drejt uljes, pasi kulmin e ka pas 3 javë më parë”, ka thënë ndër të tjera mjeku Mezini.

Sipas mjekut shqiptarët kanë frikë që të drejtohen spitaleve publike ndaj kjo dhe rrezikon seriozisht shëndetin e tyre e sidomos në rastet e sëmundjeve tumoriale.

Qytetarët tremben që të afrohen spitaleve publike kërkojnë rekomandim për privat. Vonesa e vizitave shëndetësore rëndon gjendjen e pacientëve me sëmundje tumoriale. Në rastin e Covid kemi konstatuar një numër të madh të pacientëve të kancerit në mushkri”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al