Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Varfëruat shqiptarët”, Ahmetaj-opozitës: Kemi rritjen më të madhe ekonomike në rajon

schedule11:06 - 7 Tetor, 2021

schedule 11:06 - 7 Tetor, 2021

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit hedh poshtë pretendimet e opoziutës se shqiptarë janë sot më të varfër. Ahmetaj përsëriti edhe njëherë se Shqiparia ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 18%.

Numri dy i qeverisë komentoi edhe planin me 7 pika të propozuar nga PD për krizën energjitike. Sipas Ahmetajt, plani serioz mendohet dhe nuk vjen pë tre minuta.

“Faktet janë fakte. Çfarë ndodhi me pandeminë në këtë vend. Përgjegjshmëria e mazhorancës. Blerja më parë se kushdo tjetër në rajon e vaksinave, përballë pandemisë ne nuk jemi Zoti. Sigurisht fatalitet ishin prezencë por shumë më të ulëta se në shumë vende. Numrat që sillni nuk u fshehim. Ku i gjetët? Sot kemi shumë më pak vdekje për shkak të kujdesit shëndetësor, për shkak të heroizmit të mjekëve dhe të vaksinimit. Deri në fund të vitit do të vijnë 3 milion vaksina. Ka vende që akoma lypin dhe ne i kemi.

E njëjta gjë ndodhi edhe me tërmetin. Përgjigjen e kemi në dorë. Mund të flasësh për varfërinë me klithma populiste por nuk e shpëton. Ulja e TVSH nuk shkon te konsumatori, përkundrazi e dëmton buxhetin. Shkon te ata që ju pretendoni dhe i shani këtu si oligarkë. Ka nevojë për më shumë institucione monitoruese. Por nuk bëhet për një ditë. U thoni shqiptarëve se  u varfëruat. Ndërkohë modestisht dua të përmend se kursimet e vogla janë rritur.

Falë zotit, falë ekonomisë rritet kursimet. Nga ana tjetër rritet kredia për herë të parë. duhet ta celebrojmë edhe rikthimin e rritjes ekonomike. Dua t’ju sjell një statistikë modeste. Raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë sipërmarrjes. Unë skam ndërmend të shaj kënd. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës.

Mund të përfitonim më shumë nëse do kishim më shumë, pastaj kalojmë në fyerje. Nuk duhet të tallemi më shqiptarët, një plan serioz mendohet, nuk vjen tre minuita pas deklarimit të kryeministrit, se i bie për 7 pika kemi kaluar 3 sekonda. 

Duroni me 48 orë do të vijmë me një plan për energjinë. Nuk ju thuhet shqiptarëve u varfërua, kur ekonomia është rritur me 18%. Udhëtuam në greminë me dy fatkeqësi dhe po ringrihemi, duhet ta celebrojmë,” deklaroi ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!