Ikona e muzikës britanike Adele ka paralajmëruar një album të shumëpritur, pas një pauze gjashtëvjeçare.
Fituesja e shumë Çmimeve Grammy publikoi një video të shkurtër në rrjetet e saj sociale për këngën e ardhshme “Easy On Me”, e cila do të publikohet zyrtarisht më 15 tetor.
Easy On Me – October 15 pic.twitter.com/7HRvxAfEqy
— Adele (@Adele) October 5, 2021
Aludimet se ajo do të nxjerrë një album së shpejti filluan së pari nga një DJ kanadez i cili njoftoi në fund të shtatorit se Adele po përgatiste një singël të ri.
Billbordet me numrin “30”, të cilat në fakt shënojnë emrin e albumit të saj të ri në studio, filluan të shfaqen në të gjithë botën javën e kaluar.
Albumi i saj debutues u quajt “19”, albumi i saj i dytë “21”, albumi i saj i tretë dhe i fundit “25”, por numri 30 ende nuk është konfirmuar si emri zyrtar i albumit të katërt./abcnews.al