Ministri i mbrojtjes së Tajvanit deklaratë të fortë: Kina do të na pushtojë deri në 2025

schedule09:28 - 7 Tetor, 2021

schedule 09:28 - 7 Tetor, 2021

Kina do të pushtojë ishullin deri në vitin 2025, sipas një deklarate të ministrit të mbrojtjes së Tajvanit, duke theksuar se vendi po përballet me një kërcënim lufte. Komentet e tij erdhën menjëherë pasi Kina dërgoi një sërë avionësh ushtarakë në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit për katër ditë rresht, shkruan Financial Times

“Situata aktuale është më e rrezikshmja gjatë 40 viteve, tha Chiu në një deklaratë. Nëse ata duan të na sulmojnë, mund ta bëjnë pasi janë shumë të aftë. Por ata duhet të llogarisin çfarë kostosh dhe rezultatesh do të kishte diçka e tillë,  tha Chiu.

Gjatë vitit të kaluar, Pekini ka rritur në mënyrë dramatike operacionet ajrore dhe detare pranë Tajvanit. Sipas ministrisë së mbrojtjes së Tajvanit, 672 avionë luftarakë kinezë kanë operuar  në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Tajvanit këtë vit, duke tejkaluar 380 të regjistruar në vitin 2020, raporton abcnews.al

Gjenerali Mark Milley , kryetar i shefave të stafit të përbashkët të SHBA-së, tha se probabiliteti i një sulmi kinez në Tajvan ishte “në të ardhmen e afërt ishte shumë i ulët”. Tiffany Ma, një eksperte nga Tajvani në Bwer Group Asia, tha se ishte shumë herët për të ngritur alarmin.

Por qeveria e Tajvanit është e frikësuar se diskutimet rreth përgatitjes për një sulm kinez do të minojnë besimin e publikut. Zyrtarët dhe ekspertët amerikanë kanë kritikuar në mënyrë të përsëritur Taipein për vetëkënaqësi dhe se nuk ka marrë masat e duhura për mbrojtjen e vendit.

Shqetësimet për Tajvanin vijnë ndërsa Jake Sullivan, këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së, po përgatitet të takojë Yang Jiechi, zyrtarin më të lartë të politikës së jashtme të Kinës, në Zvicër të mërkurën.

Sipas burimeve, të dyja palët  shpresojnë për mundësinë e një takimi mes Joe Biden dhe Xi Jinping./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!