Pilula Merck për Covid-19, Koreja e Jugut merr 20,000 doza

schedule08:59 - 7 Tetor, 2021

schedule 08:59 - 7 Tetor, 2021

Koreja e Jugut ka siguruar 20.000 doza të një ilaçi antiviral eksperimental, i cili është prodhuar nga kompania farmaceutike Merck për trajtimin e Covid-19, tha në një deklaratë kryeministri Kim Boo-kioum.

Merck po kërkon miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA). Agjencia Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KDCA) tha se ishte gjithashtu në bisedime me Pfizer dhe Swiss Roche, të cilët gjithashtu po zhvillojnë një pilulë antivirale kundër Covid-19.

Qeveria e Koresë së Jugut ka akorduar 36.2 miliardë dollarë buxhet për pilula antivirale për të trajtuar Covid-19.

Vendi ka regjistruar 325,804 raste dhe 2,544 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al