Polonia ka shënuar rritje të rasteve me 70% gjatë një javë. Vendi regjistroi 2,000 raste në 24 orë duke rritur shqetësimin e autoriteteve shëndetësore. Fushata e vaksinimit ka ecur me ritme të ngadalta gjatë muajve të fundit, ndërsa shumica e personave në zonat rurale jugore dhe lindore hezitojnë të vaksinohen.
Sidoqoftë, qeveria nuk do të rikthejë masat që ka marrë gjatë valëve të mëparshme të pandemisë.
Polonia ka regjistruar 2,914,962 raste dhe 75,774 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al