Edin Dzeko e ka nisur më së miri me Interin, duke shënuar 6 gola në 7 javët e para të Serie A. Boshnjaku është vlerësuar edhe nga një emër i njohur në Itali, Pierluigi Casiraghi.
Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Lazios në Serie A ka dhënë një intervistë për Tuttosport dhe mendon se Interin Dzeko e ndihmon më shumë Romelu Lukaku, i cili u shit për 115 milion euro te Chelsea.
“Dzeko është ndryshe nga Lukaku, ekipi luan ndryshe me të. Ai ka aftësi të mëdha teknike, ndihmon skuadrën me gola.
Nuk është aq i fuqishëm sa belgu, por ka më shumë kualitet dhe Interi dhe ka më shumë mundësi shënimi më të”, ka deklaruar Casiraghi. / abcnews.al