Italia hap klubet e natës por me disa kushte

schedule14:19 - 6 Tetor, 2021

schedule 14:19 - 6 Tetor, 2021

Komiteti i ekspertëve në Itali i ka dhënë “dritën jeshile” rihapjes së klubeve të natës por me disa kushte. Sipas ekspertëve,  numri i personave nuk duhet të kalojë mbi 35% të kapacitetit në ambientet e brendshme dhe 50% në ambientet e jashtme.

Të gjithë klientët e klubeve, megjithatë, duhet të kenë një “çertifikatë vaksinimi “, maskat do të jenë të detyrueshme, përveçse  në momentin që do të kërceni. Ende nuk dihet data se kur do të hapen klubet e natës dhe për këtë pritet vendimi i qeverisë italiane së shpejti.

Italia është një nga vendet më të prekura nga Covid. Vendi ka regjistruar 4,686,109 raste dhe 131,118 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al