Franses Haugen, ish punonjësja 37 vjeçare e Facebook që ka hedhur akuza të rënda për platformat e drejtuara nga Mark Zukerberg me një dosje të dorëzuar për Wall Street Journal, dëshmoi para një komisioni të senatit amerikan.
Kërkimet e Facebook dëshmojnë se më shumë se 6% e fëmijëve pranojnë se janë kaq të varur nga Instagram, sa që ky rrjet social dëmton shëndetin dhe rendimentin e tyre në shkollë. Por sipas saj përqindja mund të jetë dhe më e lartë.
Lexo edhe: Ish-punonjësja dëshmon para Senatit Amerikan: Facebook po mbështet regjimet autoritare
Mes dëmeve të cituara është anoreksia. Haugen tha se nuk beson që Facebook do të pezullojë Instagramin për fëmijë, dhe pas një viti kjo bisedë do të bëhet sërish. Mark Zukerberg, mbrojti Facebook pas akuzave të saj të cilat i cilësoi si të pakuptimta. Ai theksoi se platforma e tij shqetësohet shumë për çështje të tilla si siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor.
Ai shton se arsyetimi se Facebook për të përfituar, shfaq qëllimisht përmbajtje që zemërojnë njerëzit, është i palogjikshëm./abcnews.al