Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dy dekretet presidentit Ilir Meta për Buxhetin dhe menaxhimin e sistemit buxhetor. Pas votimit në komision, tashmë i kalon seancës së radhës parlamentare.
Gjatë mbledhjes së sotme deputetët e opozitës mbështetën dekretet e kreut të shtetit, por ato u rrëzuan me votat e anëtarëve të maxhorancës.
Presidenti Ilir Meta ktheu për shqyrtim në Kuvend ligjin për Menaxhimin e Buxhetit, pasi sipas tij cënon parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushtetit dhe rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vendit. Sipas Metës, Qeveria është e detyruar të shpjegojë dhe argumentojë nevojën dhe urgjencën konkrete që e kanë detyruar të nxjerrë Aktin Normativ me fuqinë e ligjit.
Në argumentet e tij kundër miratimit të këtij buxheti, Meta theksonte se ndryshimet e miratuara në Aktin Normativ do të sjellin rrezikun real të lartë të rritjes së mëtejshme të borxhit publik. /abcnews.al