EMRI/ Aksidenti në Milot, vdes në spitalin e Traumës 52-vjeçari, si ndodhi ngjarja

schedule22:05 - 5 Tetor, 2021

schedule 22:05 - 5 Tetor, 2021

Agron Stojani, 52-vjeç, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme në Milot ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërsa tre të lënduarat e tjera po vijojnë të marrin trajtim mjekësor në këtë spital.

Burime bëjnë me dije për ABC se tre të lënduarat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet në momentin kur 52-vjeçari u ka prerë rrugën.

“Në vijim të informacionit paraprak, ju informojmë se si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tip “Ford” shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin”, njofton policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:55 në aksin rrugor Milot-Rrëshen në Skuraj, ku u përplasën një automjet tip “Renault” dhe një “Ford.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. mv./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!