Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias e ka përshkruar marrëveshjen e mbrojtjes të nënshkruar mes Greqisë dhe Francës si një sukses të madh kombëtar duke u bërë thirrje partive parlamentare të rishikojnë qëndrimin e tyre dhe të votojnë pro kësaj marrëveshjeje.
“Është mirë të kemi unanimitet. Kohët e fundit agresioni me të cilin përballemi nga fqinji nuk e lejon luksin e votimit kundër marrëveshjes.
Ne i detyrohemi një mesazh solidariteti si për fqinjët tanë ashtu edhe për aleatët. Kjo do jetë një armë aq e fuqishme sa fregatat”, deklaroi Dendias.
Dendias i bëri thirrje Turqisë të heqë dorë nga sfidat ekspansioniste dhe të ulet në tryezën e negociatave për demarkacionin dhe shelfin kontinental.
“Mosmarrëveshja jonë me Turqinë mund të zgjidhet. Ejani të diskutoni për kufizimin e ZEE -së dhe shelfit kontinental, nëse nuk pajtoheni shkoni në Hagë,” tha ministri i Jashtëm grek. m.v/Abcnews.al

