Iu gjet 2.4 kg lëndë plasëse në makinë, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Kukës

schedule10:53 - 5 Tetor, 2021

schedule 10:53 - 5 Tetor, 2021

Një 30-vjeçar në Kukës është shpallur në kërkim pasi i është gjetur një sasi lënde plasëse në automjet. Policia ka lokalizuar në afërsi të fshatit Myç-Mamëz, mjetin tip “Benz” me të cilin udhëtonin K. N. dhe Sh. R.

Drejtuesi i mjetit shtetasi, Sh. R., sapo ka parë efektivët e policisë  ka braktisur automjetin dhe ka mundur të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 2 kg e 400 gramë lëndë plasëse e dyshuar eksploziv

Ndërkohë, në pranga është vënë K. N., 31 vjeç, banues në fshatin Qinamak, i cili ishte pasagjer në automjetin ku u gjet lënda eksplozive.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, municioneve luftarake apo lëndëve plasëse”, kryer në bashkëpunim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!