Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në lidhje me kërkesën e Edlira Naqellarit për lirimit të celularit të saj nga sekuestroja.
Kërkesa e saj është rrëzuar me argumentin se celulari është duke u ekzaminuar.
Kujtojmë se Edlira Naqellari është arrestuar së bashku me 7 ish-zyrtarë dhe zyrtarë të ministrisë së Brendshme pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën për tenderin 2.8 miliardë dollarë të uniformave të policisë së shtetit.
Ish-drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari së bashku me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme janë lënë pas hekurave, ndërsa e vetmja që do të vijojë që të hetohet jashtë qelisë, pra “arrest shtëpie” është Anisa Bogdani me argumentin se duhet të kujdeset për fëmijën e mitur. /abcnews.al/