Pfizer: Pas pesë muajsh efikasiteti kundër Covid bie në 47%

schedule07:33 - 5 Tetor, 2021

schedule 07:33 - 5 Tetor, 2021

Efikasiteti i vaksinës Covid-19 e Pfizer / Biontech , , për parandalimin hospitalizimit dhe të vdekjes, mbetet i lartë, të paktën deri në 90% për gjashtë muaj dhe mbrojtëse ndaj infektimit me Delta.

Pas pesë muajsh nga marrja e dozës së dytë efikasiteti i vaksinës Pfizer kundrejt infektimeve të reja Covid bie nga 88 % në 47 %.

Studiuesit në Pfizer dhe Qendrën Mjekësore Kaiser Permanente në Kaliforninë Jugore, të udhëhequr nga epidemiologia Dr. Sarah Tartoff, kanë publikuar një studim të fundit.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në studim kanë marrë pjesë afërsisht 3.4 milionë njerëz të moshës mesatare prej 45 vitesh gjatë periudhës dhjetor 2020-gusht 2021, nga të cilët 5.4% ishin diagnostikuar me koronavirus dhe 6.6% e tyre kishin nevojë për shtrim në spital.

Studimi zbuloi se për ata që ishin plotësisht të vaksinuar në gjysmën e parë, efikasiteti kundër probabilitetit të infeksionit ishte 73% dhe për shtrimin në spital 90%. Efikasiteti kundër rrezikut të shtrimit në spital për shkak të infeksionit të llojit Delta, pavarësisht nga mosha, mbeti në 93% deri në gjashtë muaj.

Sidoqoftë, efektiviteti kundër mundësisë së infeksionit u ul nga 88% në muajin e parë pas vaksinimit të plotë në 47% pas pesë muajsh. Në veçanti, në krahasim me Delta, efikasiteti kundër probabilitetit të infeksionit ishte 93% në muajin e parë pas dozës së dytë, por u ul në 53% pas katër muajsh.

Ndër të tjera studimi vlerëson se zvogëlimi ka të ngjarë të jetë për shkak të dobësimit të efikasitetit të kësaj vaksine me kalimin e kohës, në vend që Delta t’i shpëtojë mbrojtjes imune, një përfundim që ka të ngjarë të mbështesë një rritje të tretë pas disa muajsh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!