Mbrëmja e së shtunës ka ofruar surpriza të shumta për teleshikuesit e ABC. Ishte pikërisht Dance Reality Show “T’ka mami yll”, i cili çeli siparin në moderimin e Ilda Bejlerit dhe me tre anëtarëve të jurisë Albi Nako, Riselda Sejdia dhe Erjona Rusi. Mirëpo, protagonistët e vërtetë ishin fëmijët me mamatë e tyre, që dhuruan një super spektakël.
Ajo ç’ka u vu re ishin edhe debatet, të cilat kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme gjatë provave. Por gjithçka nuk është mbyllur me kaq, edhe mamatë kanë shprehur emocionet e momentit, kur të dëgjuan se fëmija i tyre nuk ishte shpallur konkurrentë zyrtarë.
Padyshim, ka folur dhe kryetari i jurisë, Albi duke ndarë të gjitha argumentet për përzgjedhjen e fëmijëve në natën e parë të audicioneve. Komente, zënka, mendime dhe padyshim çdo detaj real nga provat do të vijë çdo ditë për publikun në orë 18:30 në ekranin e ABC.
/abcnews.al