Avioni i dyshimtë në Vermosh të Malësisë së Madhe dyshohet se është rrëzuar nga mbipesha. Sipas burimeve për ABC ai vinte nga Mali i Zi dhe mban jo më shumë se 200 kg peshë.
Gazetari i ABC Simon Shkreli raporton se piloti i avionit mendohet se është boshnjak nga Novi Pazar, kurse pasagjeri është nga Plava. Personat që i morën me mjetin fouristradë pa targa nga livadhi i Vermoshit, s’janë të zonës dhe kjo është kuptuar nga dialekti i tyre.
Pas uljes së detyruar të avionit piloti dhe pasagjeri kanë tentuar që ta ngrenë sërish në fluturim por nuk ia kanë dalë. Ndërkohë të dy kanë qëndruar aty, teksa disa banorë të zonës kanë tentuar të afrohen dhe më pas kanë lajmëruar policinë.
Lexo edhe: U rrëzua në Vermosh, çfarë ka brenda avionit që u braktis nga piloti
Për këtë incident të pazakontë ministria e Mbrojtjes, tha se mjeti nuk është i joni dhe se nuk kishin dijeni për këtë fluturim. Ky rast është është i ngjashëm me atë të avionit të famshëm të Divjakës, ku u rrëzua me drogë. Autoritetet pritet të zbardhin të vërtetën.be.k/abcnews.al