Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Soreca takon Tabakun: Integrimi në BE një përparësi ndërpartiake

schedule17:24 - 4 Tetor, 2021

schedule 17:24 - 4 Tetor, 2021

Integrimi i Shqipërisë në BE  duhet të ketë përparësi për partitë politike. Ky ishte mesazhi që ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca dha sot gjatë takimit me kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit Jorida Tabaku.

Pas takimit Soreca ka ndarë detaje në një postim në “Twitter”  teksa shkruan se e ka përgëzuar për detyrën si dhe kthimin e opozitës në parlament. Të gjitha forcat politike, Soreca nënvizon se duhet të punojnë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

“U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian. E përgëzova për emërimin dhe përshëndeta kthimin e opozitës në Parlament.
Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. BE do të vazhdojë të mbështesë punën e Komitetit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë për reformat në BE”, shkruan Soreca.

Në këtë takim Tabaku ishte e shoqëruar nga dy deputetët e PD Flutura Açka dhe Belind Këlliçi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!