Pandora Papers i zbuloi pasuritë e fshehta, Putin hedh poshtë pretendimet: Të pabazuara

schedule17:10 - 4 Tetor, 2021

schedule 17:10 - 4 Tetor, 2021

Disa udhëheqës botërorë kanë hedhur poshtë pretendimet e skandalit “Pandora  Papers” e cila hapi kutinë e sekreteve offshore duke treguar rrjedhjen më të madhe të dokumenteve financiare që zbulon pasurinë dhe marrëdhëniet e liderëve botërorë. Mes emrave të politikanëve dhe udhëheqësve botërorë doli  edhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Zëdhënësi i Vladimir Putin, Dmitry Peskov siç raporton “The Guardian” i hodhi poshtë  akuzat duke  i quajtur “pretendime të pabazuara” dhe tha se asnjë pasuri e fshehur nuk u gjet në rrethin e brendshëm të presidentit rus.

Rrjet i Putin në “Pandora Papers”;

Putini nuk shfaqet në dosje me emër, por shumë bashkëpunëtorë të ngushtë, përfshirë mikun e tij më të mirë që nga fëmijëria – i ndjeri Petr Kolbin – të cilin kritikët e kanë quajtur një “portofol” për pasurinë e vetë Putinit dhe një grua me të cilën lideri rus dyshohet se ishte përfshirë dikur në mënyrë romantike.

Shkrimi për Putin nis me faktin që në Shtator 2003, u bë një transaksion i fshehtë. Vendndodhja ishte Monako, një parajsë fiskale e lidhur me të pasurit. Një apartament ndërroi duar. Një noter lokal nënshkroi marrëveshjen. Çmimi i blerjes: 3.6 milionë € (3.1 milion £). Për këtë, blerësi mori një apartament luksoz në katin e katërt, dy vende parkimi, një depo dhe përdorimin e një pishine në kompleksin “Monte Carlo Star”. Identiteti i blerësit të banesës ishte një mister. “Blerësi” zyrtar ishte një kompani offshore e regjistruar në Ishujt e Virgjër Britanikë, Brockville Development Ltd. Brockville ishte nga ana tjetër në pronësi të dy njësive të tjera të regjistruara në Panama-Sefton Securities dhe më vonë, Radnor Investments SA. Falë dokumenteve të “Pandora Papers”, “The Guardian” mundi të identifikojë blerësin e banesës, që ishte një grua, 28 vjeçe në 2003, dhe në atë kohë e panjohur. Emri: Svetlana Krivonogikh. Brenda disa viteve, Krivonogikh u bë jashtëzakonisht e pasur… Njerëz nga rrethi i ngushtë i Putinit e përdorën Monakon si një qendër diskrete për punët e tyre financiare.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!