Pas katër ditësh në arrati autori i vrasjes së 19 vjeçares është vetëdorëzuar në polici i shoqëruar nga avokati i tij mbrojtës.
Mediat vendase bëjnë me dije se 28-vjeçari Ilir Dokaj është shfaqur në polici bashkë me avokatin e tij dhe nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me vrasjen e 19 vjeçares Shejla Bakija dhe për plagosjen e babait të saj Shabanit 42 vjeç.
Ndër të tjera mësohet se avokati i tij mbrojtës, Srđa Lješković la bërë me dije se klienti i tij është mbrojtur në heshtje, duke mos komentuar asgjë në lidhje me atë çfarë ka ndodhur.
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Tuz të malit të Zi ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi 28 vjeçari gjatë muajit gusht e kishte kërcënuar të renë, por që për këtë ai thjesht ishte gjobitur.
LEXO EDHE: “Gjaku do derdhet, jeta jote është në dorën time”, 19-vjeçarja denoncoi vrasjen e paralajmëruar
Ai i kishte thënë se nuk do ta lejonte të martohej me askënd tjetër dhe se jeta e saj ishte në dorën e tij.
28-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e ish-të fejuarës Shejla Bakija 19-vjeçe. /abcnews.al