Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kush është politikani shqiptar në skandalin e “Pandora Papers”?

schedule20:40 - 3 Tetor, 2021

schedule 20:40 - 3 Tetor, 2021

Skandali i “Pandora Papers” i zbuluar nga një rrjet gazetarësh investigativë ka tronditur liderët botërorë. Mes 336 politikanëve është edhe një nga Shqipëria, sipas linkut të faqes që ka publikuar të dhënat.

Por ende nuk dihet se cili është emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale. Në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave të lidhura me pronarë në Shqipëri.

Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.

Lexo edhe: Hapet “Kutia e Pandorës”: Pasuritë sekrete dhe transaksionet e udhëheqësve botërorë

Njerëzit e fuqishëm me pushtet fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale.

Lexo edhe: Nga vajza te miku i fëmijërisë, “Pandora Papers” zbulon pasuritë e fshehura të Putinit

Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!