Megjithëse tashmë është liruar nga kontrolli i babait të saj, Britney Spears nuk ka qëllime të afërta për t’u rikthyer në skenë. Burime për TMZ thanë se ylli i muzikës pop nuk i ka dhënë përparësi punës dhe performancave dhe madje thuhet se nuk do të rikthehet më në skenë.
Menaxheri Larry Rudolph, dha dorëheqjen nga ekipi i saj në korrik, duke cituar dëshirën e yllit të popit për të “dalë në pension plotësisht”. “Kanë kaluar mbi dy vjet që kur Britney dhe unë komunikuam për herë të fundit, në atë kohë më njoftoi se donte të bënte një pauzë pune të pacaktuar.”, tha Rudolph, e cila punoi me Spears për 25 vjet.

Britney tha në gjykatë në qershor se ajo ndihej “e robëruar” nga babai i saj, Jamie Spears, gjatë gjithë kujdestarisë së saj, ndërsa performonte pafund për vite me radhë. Ajo tha se nuk do të performonte ndërsa babai i saj vazhdonte të ishte kujdestari i saj.

Mirëpo, të mërkurën, gjykata i hoqi Jamie Spears nga roli i kujdestarit, pas 13 vitesh kontrolli të jetës personale të vajzës së tij dhe pasurisë prej 60 milionë dollarësh. Nëse këngëtarja vendos përfundimisht të heq dorë nga skena, do të ishte një lajm i keq për adhuruesit e saj që e kanë mbështetur gjatë betejës me të atin.

/abcnews.al


